Ndërlidhjet

Arabia Saudite angazhohet për shtimin e njohjeve të Kosovës


Arabia Saudite do të angazhohet që numri i njohjeve të Kosovës të rritet, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës përmes komunikatës për media që tregon për vizitën zyrtare që po zhvillon në Arabinë Saudite, kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.

Ministri i jashtëm saudit, Princi Saud al Faisal, ka premtuar angazhim të shtuar të Mbretërisë së tij për shtimin e njohjeve sidomos nga vendet anëtare të Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës gjithashtu njofton për dakordimin e dy ministrave të jashtëm për nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë në mes të dy vendeve, mirëpo nuk ka sqaruar saktësisht se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Ministri Enver Hoxhaj po qëndron që dy ditë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, një nga vendet e pakta arabe që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
XS
SM
MD
LG