Ndërlidhjet

Presidenti i Sirisë dërgon tanket në Homs


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad i ka dërguar tanket në qytetin Homs, i treti për nga madhësia në vend, duke e përshkallëzuar fushatën ushtarake për shtypjen e protestave kundër regjimit të tij.

Një aktivist për të drejtat e njeriut tha se të paktën një fëmijë 12 vjeçar është vrarë kur tanket dhe trupat u vërsulën mbrëmë në tre lagje të qytetit.

Gjetkë, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën dy demonstrantë të pa armatosur kur hapën zjarr në një tubim në qytetin Deir al-Zor.
XS
SM
MD
LG