Ndërlidhjet

Egjipti kërcënohet me masa të ashpra pas përplasjeve sektare



Ministri i drejtësisë i Egjiptit, Abdel Aziz al-Gindi, ka paralajmëruar se autoritetet do t'i godasin me "grushtin e hekurt" ata që kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit pasi 12 njerëz u vranë dhe më shumë se 180 u plagosën në përleshjet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Kairo.

Përleshjet e së shtunës ishin dhuna më e rëndë sektare që nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak në muajin shkurt.

Autoritetet thanë se 190 njerëz që janë arrestuar gjatë natës e cila i pasoi përleshjet do të përballen me gjykatat ushtarake.

Përleshjet shpërthyen kur salafitë ultrakonservatorë marshuan në një kishë ku besonin se fshehej një grua e cila mbahej peng pasi ishte konvertuar në Islamin.
XS
SM
MD
LG