Ndërlidhjet

BE: Sanksione kundër zyrtarëve të Sirisë


Bashkimi Evropian sot e ka publikuar listën e 13 zyrtarëve të Sirisë, kundër të cilëve janë zbatuar sanksione, për shkak të goditjes së dhunshme në protestat anti-qeveri.

Në këtë listë nuk është përfshirë presidenti, Bashar al-Asad, por njëri nga vëllëzërit e tij, Maher al-Asad, e kryeson listën.

BE-ja tha se Maher al-Asad, që e komandon një divizion të ushtrisë siriane, ishte “mbikëqyrësi kryesor i dhunës kundër demonstruesve”.

Të 13 personat tash nuk mund të udhëtojnë në BE dhe atyre u bllokohet çdo fond, që e kanë në vendet e Bashkimit Evropian.

Vendet anëtare të BE-së, dje, poashtu janë pajtuar për imponim të embargos në eksport të armatimit në Siri.

Grupet për të drejtat e njeriut besojnë se ndoshta më tepër se 800 vetë janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar prej muajit mars, kur filluan protestat kundër regjimit autoritar të Bashar al-Asadit.
XS
SM
MD
LG