Ndërlidhjet

OKB kërkon pauzë në luftimet në Libi


Koordinatorja e ndihmave në Kombet e Bashkuara, Valerie Amos, ka bërë thirrje për pauzë në armiqësitë në Libi, për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare.

Ajo i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se qyteti Misrata, i vetmi qytet nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën perëndimore të Libisë, është në gjendje të vështirë me mungesë të ushqimit dhe ujit.

- Agjencitë humanitare janë shumë të shqetësuara për njerëzit që jetojnë në hapësirat ku po zvillohen luftime. Në Misrata, që është e para në listën e shqetësimeve, granatimet dhe luftimet, në disa pjesë të qytetit, po vazhdojnë me muaj. Rezerva ka, por disa njerëzve po u zvogëlohen sasitë e ushqimit, të ujit dhe gjërat e tjera themelore, tha Valerie Amos.

Ajo, poashtu, ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit, të siguroj që të gjitha palët ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG