Ndërlidhjet

Kapet francezi që luftonte me talibanët



Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se forcat afgane kanë kapur një shtetas të Francës dhe një maroken, të cilët luftonin përkrah talibanëve në jug të vendit.

Në deklaratën dërguar programit për Afganistanin në Radion Evropa e Lirë, ministria tha se komandot speciale të armatës afgane kanë marrë pjesë mbrëmë në operacionin në fshatin Gazi në provincën Zabul.

Ministria thotë se janë vrarë pesë kryengritës, përfshirë dy pakistanezë, por nuk ka pasur viktima në radhët e forcave afgane.

Ministria tha se në vendin e ngjarjes është zbuluar "sasi e konsiderueshme armatimi dhe municioni", e cila është asgjësuar.
XS
SM
MD
LG