Ndërlidhjet

Rusia heton aktivistin që lufton korrupcionin



Hetuesit rusë kanë hapur hetime kundër një aktivisti që lufton korrupcionin, nën akuzat se ka dëmtuar interesat e një kompanie që merret me lëndë druri.

Aleksei Navalni dyshohet se ka shpërdorur ish pozitën e tij si këshilltar i guvernatorit të rajonit Kirov për të detyruar një kompaninë që merret me lëndë druri të hyjë në një kontratë të pafavorshme.

Kolegët e të pandehurit i quajtën akuzat "të fryra", ndërsa guvernatori i rajonit më herët i quajti akuzat "të pabaza".
XS
SM
MD
LG