Ndërlidhjet

NATO mohon se Gadafi është cak i sulmeve



NATO ka mohuar se sulmet ajrore në Tripoli kanë pasur për qëllim vrasjen e liderit të Libisë, Moamer Gadafi.

Gjenerali italian Klaudio Gabellini insistoi se sulmet e fundit në Libi synonin qendrat komanduese dhe të kontrollit që shfrytëzohen nga regjimi i Moamer Gadafit.

"NATO nuk i shënjestron individët", tha Gabellini.

Ai poashtu tha se nuk e di nëse Gadafi është gjallë apo i vdekur.

Që kur aleanca e mori komandën e operacioneve luftarake më 31 mars, aeroplanët e NATO-s kanë kryer rreth 6.000 misione në Libi, megjithëse jo në të gjitha misionet janë hedhur bomba.
XS
SM
MD
LG