Ndërlidhjet

Kërkime për të pagjeturit në liqenin e Livoçit



Ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) në bashkëpunim me zhytësit për kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer një operacion të kontrollimit në një lokacion në liqenin e Livoçit afër Gjilanit, në kërkim të personave të pagjetur.

“Në këtë rast nuk janë gjetur asnjë mbetje mortore”, tha Alan Robinson, bashkë-drejtues i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, duke shtuar se ekipi është i gatshëm të shkojë atje prapë dhe të bëj kërkime“ nëse do të kemi informacione më të mira”.

Ky operacion ishte rezultat i një bashkëpunimi në mes të EULEX/DLM-së dhe FSK-së. “Ne jemi shumë mirënjohës për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar nga ana e FSK-së, dhe me gjithë dëshirë do të bashkëpunojmë me ta gjatë operacioneve tona të ardhshme”, theksoi Robinson.

XS
SM
MD
LG