Ndërlidhjet

SHBA-ja përfiton koncesione nga Kina



Takimi dy ditor ekonomiko-strategjik mes SHBA-së e Kinës ka përfunduar me përfitimin e një numri koncensionesh ekonomike nga pala amerikane.

Zyrtarët amerikanë thanë se Kina ka premtuar që të lehtësojë marrjen e kontratave qeveritare nga kompanitë amerikane.

Raportohet se nuk ka pasur marrëveshje në kërkesën kyçe të SHBA-ve për të lejuar monedhën kineze që të forcohet përballë dollarit amerikan.

Duke folur në mbyllje të takimit shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton tha se të dyja palët po forconin besimin reciprok.

"Diskutuam çdo gjë, tema të ndjeshme për ata dhe ne, çështje të vështira, përfshi dhe atë të të drejtave të nejriut. Të dyja palët i kanë bërë të ditura njëra-tjetrës shqetësimet e ndërsjellta", tha Klinton.
XS
SM
MD
LG