Ndërlidhjet

Lituani: Dënim maksimal për oficerin sovjetik


Një oficer i kohës sovjetike është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e Lituanisë për shkak të konfliktit që kishte ndodhur në vitin 1991, në kufirin e këtij shteti me Bellorusinë. Një gjykatë në Vilnius i ka dhënë Konstantin Mikailov, dënimin maksimal për përfshirjen e tij në vrasjen e shtatë rojtarëve të kufirit, doganierëve dhe oficerëve të policisë.

Mikailov tani i ka 20 ditë në dispozicion për të apeluar vendimin. Sulmi i kryer nga forcat speciale të Bashkimit Sovjetik më 31 korrik të vitit 1991, përbënë një nga epizodat më të përgjakshme të përpjekjeve të dështuara ruse që të ndalojë ndarjen e Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik.

Mikailov, nënshtetas i Letonisë, është vetëm një nga katër të dyshuarit që është përballur me gjykatën, për dy dekada rresht. Lituania rregullisht e ka akuzuar Moskën se po strehon tre të tjerët, që jetojnë në Rusi.
XS
SM
MD
LG