Ndërlidhjet

Lideri i Al Kaidës në Jemen kërcënon amerikanët



Lideri i Al Kaidës në Jemen i ka paralajmëruar amerikanët se do të përballen me sulme të përgjakshme pas vrasjes së kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden nga forcat speciale të SHBA-ve më 2 maj në Pakistan.

Paralajmërimi i Naser al-Vahishi, kreut të Al Kaidës në siujdhesën e Arabisë, dhe një kohë bashkëpunëtor i ngushtë i bin Ladenit, u postua sot në një faqe interneti të ekstremistëve islamistë.

SIpas grupit SITE, i cili i mbikëqyr mesazhet e militantëve, al-Vahishi i ka paralajmëruar amerikanët të mos e gënjejnë veten se "puna ka mbaruar" me vdekjen e bin Ladenit, dhe se ajo "që do të vijë do të jetë më e keqe".
XS
SM
MD
LG