Ndërlidhjet

Ban i kënaqur me dialogun Prishtinë-Beograd



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta shqyrtojë të enjten raportin tremujor të kreut të OKB-së për gjendjen në Kosovë.

Në raportin e tij, Ban Ki-mun shpreh kënaqësi për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke vlerësuar se mbajtja e rregullt e takimeve me ndihmën e BE-së është "zhvillim inkurajues".

Ban u ka bërë thirrje të dyja palëve të forcojnë angazhimin dhe t'i dyfishojnë përpjekjet për t'i harmonizuar qëndrimet në çështjet kryesore të bisedimeve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjithashtu bën thirrje për hetime të paanshme dhe të pavarura mbi trafikimin e organeve, si dhe për një program të fuqishëm të mbrojtjes së dëshmitarëve.

"UNMIK-u është i gatshëm të zgjërojë bashkëpunimin e plotë të tij me çdo hetim që do të zhvillohet", ka thënë Ban Ki-mun në raportin për gjendjen në Kosovë në periudhën 16 janar - 15 prill, 2001.
XS
SM
MD
LG