Ndërlidhjet

Eshton: Regjimi i Sirisë të ndërrojë kursin tash



Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se në qytetin sirian, Homs, po dëgjohen shpërthime dhe të shtëna armësh. Qyteti i tretë për nga madhësia është qendër e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Aktivistët besojnë se nga fillimi i protestave në mars, janë vrarë 800 vetë ndërsa mijëra janë arrestuar.

Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, u bëri thirrje autoriteteve t’i plotësojnë kërkesat e protestuesve.

Populli sirian nuk do të përkulet para tankeve. Ne i themi regjimit të ndryshojë kursin, të ndryshojë kursin tash”, tha Eshton.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun e ftoi Sirinë të ndalë shtypjen dhe bëri thirrje për reforma “para se të jetë vonë”.
XS
SM
MD
LG