Ndërlidhjet

India i vë oficerët pakistanezë në listën e të kërkuarve


India e akuzoi sot drejtpërdrejt ushtrinë e Pakistanit se është e përzier me ekstremizmin islamik, duke i vënë emrat e pesë oficerëve pakistanezë në listën e 50 "më të kërkuarve".

Lista e "më të kërkuarve" i është dorëzuar Pakistanit në muajin mars, dhe përmbajtja e saj u bë publike sot.

Lista përbëhet nga emrat e personave më të kërkuar që pretendohet se fshehen në Pakistan, përfshirë disa terroristë që qëndrojnë prapa sulmeve vdekjeprurëse në Indi.

Nju Delhi një kohë të gjatë e akuzon Islamabadin për strehimin e militantëve, dhe thotë se ata ndihmohen nga shërbimi i inteligjencës i ushtrisë pakistaneze, ISI.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tre luftëra që nga viti 1947.
XS
SM
MD
LG