Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë në Jemen


Zyrtarët e mjekësisë dhe protestuesit thanë se forcat e sigurisë në Jemen hapën zjarr ndaj mijëra protestuesve që marshonin drejt ndërtesave qeveritare, duke vrarë gjashtë njerëz dhe plagosur dhjetra të tjerë.

Protestuesit që kërkonin largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, marshonin nga sheshi qendror në Sana drejt ndërtesës së qeverisë kur u gjetën nën zjarr nga snajperët mbi çatitë, nga forcat e sigurisë me rroba civile dhe nga ushtarët.

Jemeni tashmë tre muaj është kapluar nga protestat që kërkojnë largimin e presidentit Saleh, i cili 32 vjet është në pushtet.
XS
SM
MD
LG