Ndërlidhjet

Libi: Gadafi paraqitet në TV pas një mungese trijavëshe


Pas një mungese trijavëshe, lideri i Libisë, Muamer Gadafi, ëpshtë paraqitur shkurtazi në televizionin shtetëror.

Thuhet se pamja e tregonte Gadafin në një takim të djeshëm me liderët fisnorë.

Prej sulmit ajror të NATO-s, më 30 prilli, kundër kompleksit të Gadafit, ai nuk është parë e as dëgjuar.

Prej zhvillimeve të tjera në Libi, gjatë ditës së djeshme është raportuar se kryengritësit e kanë marrë kontrollin ndaj aeroportit në qytetin Misrata, pas luftimeve të ashpra me forcat e Gadafit.

Kryengritësit e kanë refuzuar thirrjen e Kombeve të Bashkuara, për armëpushim.

Ata po luftojnë për t’i dhënë fund sundimit 41 vjeçar të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG