Ndërlidhjet

Thaçi: Vizita e Stefanoviqit – fillim i relacionit të ri


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar vizitën e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, si fillim të një relacioni të ri midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas zotit Thaçi, kjo madje është një fillim i njohjes de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Zoti Thaçi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Fernando Xhentilinin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zoti Xhentilini ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd do të zgjidhë shumë çështje.
XS
SM
MD
LG