Ndërlidhjet

Megjithë dënimin, Demjanjuk lirohet pë shkak të moshës


Një gjykatë gjermane sot ka thënë se rojtari i kampeve naziste do të lirohet pavarësisht dënimit që mori për shkak se kishte ndihmuar në vrasjen e 27 900 personave në kampin e vdekjes në Sobibor, për shkak të moshës së shtyer.

Një gjykatës në gjykatën e Mynihut e shpalli fajtor Xhon Demjanjuk pasi kishte ndihmuar në vrasjen e të burgosurve në kampin nazist ndërsa dënimi ishte pesë vjet burg.

Gjykatësi i këtij rasti, megjithatë, më pas e liroi Demjanjukun, 91 vjeçar, për shkak të moshës së tij. Procesi gjyqësor i nivelit të lartë, që zgjati një vit e gjysmë, është parë si një nga të fundit që përfshinte një të dyshuar si kriminel i luftës së nazizmit.
XS
SM
MD
LG