Ndërlidhjet

Tiranë: Basha 50.2%, Rama 49.8%


Derisa kanë mbetur vetëm edhe 39 kuti për tu numëruar, gara për bashkinë e Tiranës vazhdon të jetë e ngushtë, me një avantazh të vogël të kandidatit demokrat, Lulzim Basha.

Sipas KQZ-së së Shqipërisë, nga 446 kuti të numëruara, prej 485 sa ka gjithsejtë, në favor të Lulzim Bashës, janë 50.2 përqind e votave, derisa për kandidatin socialist, Edi Rama, janë 49.8 përqind e votave të numëruara.

Ndërkaq në Elbasan, nga 96 kuti me vota sa ka gjithsejtë, 86 janë numëruar ndërsa rezultati deri më tash është në favor të kandidatit socialist.

Shqipëria po vazhdon edhe sot numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën më 8 maj, ditën e katërt më radhë.
XS
SM
MD
LG