Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet vetëvrasëse – 73 të vrarë


Nga dy eksplodime të bombave në një qendër stërvitore, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, sot janë vrarë 73 vetë dhe plagosur afro 100 të tjerë.

Sulmet me bomba u bënë në vendin Shabqadar, afër një baze ushtarake, në çastin kur rekrutët po përgatiteshin të largoheshin nga qendra.

Policia tha se është konfirmuar vrasja e 73 njerëzve. Sipas policisë, sulmet ishin kryer nga dy sulmues vetëvrasës.

Talibanët e Pakistanit kanë thënë se ata e kanë ndërmarrë këtë sulm në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e Osama bin Ladenit, në fillim të këtij muaji.

Shumica e viktimave të sulmit të sotëm ishin rekrutë policorë.
XS
SM
MD
LG