Ndërlidhjet

Vazhdon gara e ngushtë për kreun e Tiranës, Basha në epërsi


Gara për kreun e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, vazhdon të jetë e ngushtë, ndërsa rezultatet e deritashme e tregojnë në avantazh kandidatin e demokratëve, Lulzim Basha.

Nga 462 kuti të numëruara, prej 485 sa ka në tërësi, Basha ka 50.2 % të votave, ndërsa kreu i socialistëve, Edi Rama, ka 49.8 % të votave të numëruara. Në Tiranë kanë mbetur për numërim edhe 23 kuti me fletëvotime.

Ndërkohë KQZ ka bërë të ditura rezultatet finale për pjesën tjetër të vendit, prej nga Koalicioni i Partisë socialiste, Aleanca për Ardhmërinë, ka fituar 37 bashki, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Qytetarin, ka fituar 28 bashki.
XS
SM
MD
LG