Ndërlidhjet

Mali i Zi ka pak më shumë se 625 mijë banorë


Në Mal të Zi, sipas të dhënave të para të regjistrimit, jetojnë pak më shumë se 625 mijë banorë apo rreth 5 mijë njerëz më shumë se sa në vitin 2003.

Numri më i madh i banorëve, pak më shumë se 187 mijë, jetojnë në kryeqytet, Podgoricë, që përbënë edhe 30 % të banorëve të shtetit. Nëse krahasohet me të dhënat e vitit 2003, i bie që në Podgoricë tani jetojnë rreth 50 % më shumë njerëz.

Zyrtarët e Institutit malazez për numrin e banorëve, Monstat, kanë thënë se të dhënat përfundimtare rreth regjistrimit të banorëve të këtij shteti do të publikohen më 15 korrik.
XS
SM
MD
LG