Ndërlidhjet

Fratini: Gadafi është i plagosur


Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, ka thënë se ai është informuar nga ndërmjetësuesit e Kishës Katolike se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, "sipas të gjitha gjasave po qëndron jashtë Tripolit dhe mesiguri se është edhe i plagosur".

Qeveria e Gadafit e ka hedhur poshtë lajmin duke e quajtur "të pakuptimtë".

Forcat rebele në Libi janë duke luftuar kundër forcave të Gadafit që tre muaj, ndërsa mbajnë nën kontroll qytetin e Bengazit si dhe lindjen e vendit.

Megjithatë, këto forca kanë pasur pak përparim kundër forcave qeveritare që e kontrollojnë kryeqytetin, Tripoli, dhe pjesën më të madhe të perëndimit.
XS
SM
MD
LG