Ndërlidhjet

Zyrtarizohet dorëheqja e Xhorxh Miçellit


Presidenti Barak Obama ka humbur ndërmjetësin e tij për Lindjen e Mesme, pikërisht në kohën kur Administrata e tij po rikthen vëmendjen në rajonin që një kohë të gjatë është i trazuar.

Xhorxh Miçell, diplomati që ka ndihmuar në arritjen e paqes në Irlanden Veriore, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ndërmjetësit pas përpjekjeve të pasukseshme për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Obama e ka pranuar dorëheqjen e Miçellit duke e quajtur atë “një avokat i palodhshëm për paqe”.

Largimi i Miçellit u bë në kohën kur Obama po përgatitet për një mori aktivitetesh në Lindjen e Mesme, rajon ky që po përjeton një seri kryengritjesh, por shumë pak lëvizje në gjetjen e marrëveshjes së paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG