Ndërlidhjet

Iran: Shtyhet zbatimi i dënimit, Një Sy për Një Sy


Një gjykatë iraniane e ka shtyer zbatimin e dënimit me verbimin e syve të një personi që kishte hedhur acid në fytyren e një kolegeje të universitetit të tij. Agjencia e lajmeve, ISNA, që e raportojë lajmin, nuk ka dha asnjë detaj pse është marrë ky vendim.

Denimi ishte caktuar që të realizohej sot në një spital të një gjykateje në Teheran, në praninë e një mjeku.

Maxhid Mojahedi ishte dënuar që t’i vërbohen të dy sytë pasi i kishte hedhur acid koleges, Ameneh Bahrami, duke e shfytyruar dhe verbuar në vitin 2004, pasi ajo disa herë e kishte refuzuar propozimin e tij për martesë .

Vajza që ka qenë viktimë e sulmit në vitin 2004, ka udhëtuar në kryqytetin iranian nga Spanja, në pritje për realizimit të dënimit. Ajo ka shkuar deri në atë pikë sa ka sygjeruar që ta realizojë vet denimin duke e verbuar djalin i cili ja ka shkaktuar të njejtën gjë asaj.
XS
SM
MD
LG