Ndërlidhjet

Gazetarja, Doroti Parvez, humbet pa gjurmë në Siri


Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë sot se ai “nuk ka informata” për vendodhjen e gazetares amerikane, Doroti Parvez, e cila është shpallur e humbur derisa raportonte për televizionin Al Zhazira, në Siri.

Ambasada siriane në Uashington ka thënë se e lindura në Iran, Parvez, ishte dërguar në Teheran më 1 maj, e shoqëruar nga konsulli në Damask.

Ai gjithashtu ka thënë se Parvez ishte kthyer në Iran sepse mbante me vete një pasaportë iraniane të skaduar kur kishte arritur në Damask, më 29 prill.

Gazetarja, Parvez, e cila posedon edhe pasaporten e SHBA-ve dhe Kandasë, nuk dihet se ku gjendet që prej ardhjes së saj në Siri.
XS
SM
MD
LG