Ndërlidhjet

Rusia kërkon të jetë pjesë e mbrojtjes raketore evropiane


Presidenti rus, Dmitri Medviedev, ka thënë se sistemi për mbrojtjen e Evropës nga rreziqet e sulmeve raketore do të jetë jo efektiv dhe një kërcënim për stabilitetin nëse nuk përfshihet në të edhe Rusia.

Kremlini ka njoftuar se Medviedev i ka shkruar një letër udhëheqësve të NATO-s duke thënë se “sistemi mbrojtës raketor i Evropës mund të jetë sinçerisht efektiv dhe praktik nëse Rusia merr pjesë në një formë të barabartë”.

Letra është dërguar në kohën kur Rusia po tregon shenja të mosdurimit në atë që duket të jetë një mungesë e interesit nga NATO-ja për propozimin e Moskës nga viti i kaluar që kërkonte ndarjen e Evropës në dy sektore të përgjegjësisë ushtarake. Sipas kësaj kërkese, Moska propozonte që njëri sektor të kontrollohet nga Rusia e tjetri nga NATO, për mbrojtjen më të mirë të kontinentit.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia ka reaguar e shqetësuar rreth një marrëveshjeje në mes të Uashingtonit dhe Bukureshtit për vendosjen e interceptorëve raketor në një bazë ajrore që ishte ndërtuar nga sovjetikët në Rumani.
XS
SM
MD
LG