Ndërlidhjet

Xhon Kerri viziton Afganistanin dhe Pakistanin


Senatori amerikan, Xhon Kerri, ka arritur në Afganistan sot ndërsa pritet të udhëtojë për në Pakistan.

Ambasada e SHBA-ve në Kabul nuk e ka publikuar itinerarinë e vizitës së Kerrit në Afganistan për arsye sigurie.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se e përkrah udhëtimin e Kerrit në Pakistan që të lehtësojë marrëdhëniet e acaruara për shkak të vrasjes së Osama bin Ladenit në Abotabad, vetëm 65 kilometra larg Islamabadit, më 2 maj.

Xhon Kerri është udhëheqës i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ndërsa ai do jetë zyrtari më i lartë amerikan që e viziton kryeqytetin e Pakistanit pas vrasjes së bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG