Ndërlidhjet

Enver Hoxhaj e takon Ban Ki Munin


Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, e ka takuar në Nju Jork, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun i cili sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e ka mbështetur zhvillimin pozitiv të Kosovës.

Ndërkaq ministri Hoxhaj, ka ngritur çështjen e veriut të vendit duke thënë se ajo pjesë e territorit ka nevojë për sundim të ligjit dhe shpërbërjen e menjëhershme të strukturave paralele të Serbisë.

Shefi i diplomacisë kosovare gjatë takimit më Ban Ki Mun, e ka potencuar edhe dëshirën e shtetit të Kosovës që përpos anëtaërësimit në Institucione të ndryshme ndërkombëtare, të anëtarësohet edhe në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG