Ndërlidhjet

Shpërthimi shkakton 6 viktima në Pakistan


Policia e Pakistanit ka njoftuar se së paku gjashtë persona janë vrarë sot në një shpërthim që ka ndodhur në një autobus udhëtarësh në lindje të këtij vendi në krahinën, Punxhab.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të qytetit, Karian, rreth 125 kilometra në jug lindje të kryeqytetit, Islamabad.

Shefi i policisë së këtij rajoni, Afzal Kausar, ka thënë se në autobus ka pasur më shumë se 50 persona kur ka ndodhur shpërthimi.

Nuk është ende e qartë çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
XS
SM
MD
LG