Ndërlidhjet

Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim


Prokurorët në Nju Jork e kanë akuzuar udhëheqësin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, për vepër penale seksuale dhe përpjekje për dhunim të një shërbyese hoteli.

Akuzat bëhen pas dyshimeve të bëra nga 32-vjeçarja, e cila ka punuar si shërbyese në një hotel të Manhatanit, ku Shtraus qëndronte në një dhomë, që vetëm një natë kushtonte 3 mijë dollarë.

Avokati i shefit të FMN-së, 62-vjeçarit Shtraus dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është deklaruar se ky i fundit nuk është fajtor.

Dominik Shtraus Kan është nxjerrë nga një aeroplan në aeroportin "Xhon Kenedi", të Nju Jorkut, pak para se të nisej për Paris.

Ai ishte duke udhëtuar për në Evropë për një takim që ishte i planifikuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai gjithashtu kishte në plan që të merrte pjesë në një takim të Ministrave të Financave të BE-së në Bruksel, të hënën, për të diskutuar planin e shpëtimit për Portugalinë dhe atë për Greqinë.

FMN-ja nuk e ka komentuar këtë rast ende.

XS
SM
MD
LG