Ndërlidhjet

Egjipt: 50 të lënduar nga përleshjet fetare


Zyrtarë të shërbimeve shëndetësore në kryeqytetin egjiptian, Kajro, kanë njoftuar sot se së paku 50 veta janë lënduar në përleshjet në mes të myslimanëve dhe të krishterëve koptë. Përleshjet kanë ndodhur në qendër të qytetit.

Përleshja ka filluar kur një mysliman i ri në moshë ka gjuajtur me pushkë gjuetie në drejtim të një grupi të krishterëve që po e realizonin një protestë kundër dhunës fetare e cila javën e kaluar ju morri jetën e 15 personave.

Mbi dhjetë persona të tjerë gjuajtën me koktej molotovi në drejtim të protestuesve, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjen me gurë.

Agjencia e lajmeve e vendit e cituar një zyrtar të shërbimit shëndetësor, Ajman Ragab, duke thënë se shumica e të lënduarve kanë fraktura dhe shenja të lëndimeve.

Policia dhe forcat ushtarake kanë arrestuar disa nga sulmuesit.

Këto përleshje po ndodhin tre muaj pas protestave që rrëzuan nga pushteti ish Presidentin, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG