Ndërlidhjet

Forcat izraelite vrasin 4 demonstrues palestinezë


Trupat izraelite janë përleshur me protestues palestinezë përgjatë dy kufinjëve të tyre, duke lënë katër persona të vdekur dhe mbi 10 të lënduar.

Mediat izraelite raportojnë se katër persona janë vrarë pasi trupat qëlluan në drejtim të refugjatëve palestinezë që hynin në zonën e okupuar nga Izraeli, Lartësitë e Golanit, nga ana siriane.

Më shumë se 10 persona janë lënduar pasi forcat izraelite qëlluan në ajër që të kthenin mbrapsht demonstruesit palestinezë në kufirin e Izrealit me Libanin.

Të dy protestat u mbajtën në kohën kur palestinezët shënojnë përvjetorin e “Nakba”, term që nënkupton “katastrofen” që palestinezët e cilësojnë krijimin e shtetit të Izraelit, më 15 maj, 1948.

Kjo ngjarje kishte provokuar zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve.
XS
SM
MD
LG