Ndërlidhjet

Taxhikistan: Vritet militanti islamik


Forcat qeveritare në Taxhikistan thonë se ata e kanë vrarë një militant që ishte pjesë e një ikje të madhe nga burgu, vitin e kaluar. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se Xhuma Ibrokimov, është vrarë së bashku me një bashkëpunëtor gjatë një shkëmbimi të sigurisë në një rajon rural.

Ibrokimov ishte burgosur me akuzën për anëtarësim në Lëvizjen e ndaluar Islamike të Uzbekistanit, që konsiderohet një grup terrorist.

Ai ishte një nga 25 personat të burgosurit që ikën nga një objekt paraburgimi në gusht të vitit 2010.

Qeveria e Taxhikistanit ka thënë se ka kapur sërish apo ka vrarë shumicën e të aratisurve.
XS
SM
MD
LG