Ndërlidhjet

Policia marokene shpartallon demonstruesit anti-qeveritar


Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë në Marok sot e kanë shpërndarë protestën në dalje të kryeqytetit, Rabat, duke lënë disa persona të lënduar.

Protestuesit, pjesë e demonstratës anti-qeveritare të 20 shkurtit, ishin mbledhur që të tërheqin vëmendjen drejt objektit që ata thonë se është ndërtesë sekrete e paraburgimit që udhëhiqet nga qeveria.

Një numër i organizatave për të drejtat e njeriut, përfshi edhe Human Rights Watch dhe Amnesty International, gjithashtu kanë thënë se abuzimi i të drejtave të njeriut ndodhë në atë objekt paraburgimi.

Të shtunën, autoritetet e ndaluan demonstratën që u mbajt sot si dhe një tjetër që ishte planifikuar sonte në kryeqytetin tregtar, Kazablanka.
XS
SM
MD
LG