Ndërlidhjet

Japonia proteston ndaj vizitës ruse në Ishujt Kurile


Japonia sot ka protestuar ndaj vizitës së zëvendës kryeministrit rus në Ishujt Kurile. Ministri i Jashtëm i Japonisë, Takeaki Matsumoto, ka shprehur zhgënjimin e tij dhe e ka thirrur Ambasadorin rus, Mikael Beli, në shenjë proteste.

Matsumoto i ka thënë Belit se vizita të tilla janë në konflikt me qëndrimin e Japonisë dhe i ka bërë thirrje Moskës që t’i ndalojë ato. Protesta u bë pasi zëvendës kryeministri rus, Sergej Ivanov, dhe disa ministra të tjerë, realizuan një vizitë në Ishujt Kurile.

Zyrtarët rus kanë realizuar disa herë udhëtime në këto ishuj megjithë protestën e Japonisë.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medviedev, ishte zyrtari i parë i lartë i këtij vendi që e vizitoi ishullin, nëntorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG