Ndërlidhjet

Guatemalë: Bandat e drogës vrasin 27 persona


27 persona janë vrarë në një fermë në pjesën veriore të Guatemales, zona më e goditur nga bandat e drogës. Shumicës së viktimave iu ishte prerë edhe koka.

Trupat janë zbuluar në krahinën Peten, 500 kilometra në veri të kryeqytetit.

Shefi i Policisë ka thënë se vrasjet mesiguri kanë të bëjnë me luftën në mes të bandave rivale të drogës që luftojnë kundër njëra tjetrës për territore.

Guatemala veriore është një zonë e rëndësishme e tranzitit të drogës së kontrabanduar nga Amerika Jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG