Ndërlidhjet

Sloveni: Rrokulliset autobusi, 15 fëmijë gjermanë të lënduar


Autobusi që udhëtonte me fëmijë nga Gjermania është rrokullisur në rrugë në mes të Kranjit dhe Lubjanës ku u lënduan 15 fëmijë, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga Radio Slovenia.

Fëmijët e lënduar janë dërguar në qendrën klinike të Lubjanës, ndërsa pjesa tjetër është dërguar në një hotel në Kranj.

Të gjithë fëmijët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç. Shoferi kishte mbetur i ngujuar në autobus, ndërsa nxjerrjen e tij jashtë e kanë bërë zjarrëfikësit.

Autobusi i mbushur me plotë fëmijë gjermanë ishte duke udhëtuar për Kroaci. Policia e Kranjit thotë se ende është e panjohur arsyeja që çoi deri të rrokullisja e autobusit.
XS
SM
MD
LG