Ndërlidhjet

Niset "Endavour" në fluturimin e saj të fundit


Fluturimi i parafundit i një prej anijeve kozmike të NASA-s dhe i fundit për “Endeavour” ka nisur sot nga Qendra Hapësinore Kenedi, në Florida.

“Endeavour” po fluturon drejt Hapësirës Ajrore Ndërkombëtare nën komandën e Mark Kellit.

Fluturimi është planifikuar që të zgjasë 16 ditë. Muajin e kaluar, një problem elektrik në motorin e "Endeavour", e ndaloi fluturimin dhe bëri që të shtyhet lansimi i anijes kozmike për tre javë.

NASA-s i ka mbetur vetëm edhe një fluturim në kuadër të programit të saj të anijeve kozmike, prej tre dekadash. Fluturimi i “Atlantis” është fluturimi i fundit i paraparë të niset në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG