Ndërlidhjet

Artistit kinez, Ueiuei, i lejohet vizita e parë në burg


Artisti i burgosur kinez, Ai Ueiuei, është lejuar që të takohet me bashkëshorten e tij këtë fundjavë, që është edhe vizita e parë që prej arrestimit të tij në muajin prill.

Të afërm të familjes së tij kanë thënë se Lu King ishte thirrur në një nga stacionet e policisë prej nga i është mundësuar takimi me bashkëshortin e saj në një vend të panjohur.

Ai i ka thënë gruas së tij se është mirë dhe se nuk është keqtrajtuar mirëpo vazhdon t’i ketë të paqarta akuzat kundër tij.

Autoritetet kineze kanë thënë se ai është hetuar me dyshimin për krime ekonomike. Arrestimi i Ueiuei u bë pas mosbindjes së tij ndaj autoriteteve, fakt ky që shkaktoi kritika nga shumica e shteteve perëndimore, përfshi edhe SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG