Ndërlidhjet

Ka mundësi që borxhi grek të ristrukturohet


Ministrat e financave të eurozonës do të mbajnë sot një takim të dytë dhe të fundit të bisedimeve në Bruksel.

Të hënen, ministrat e financave kanë thënë se, për herë të parë, ata kanë pranuar të diskutojnë për ristrukturimin e borxhit grek.

Athina është duke bërë përpjekje që të përmbushë objektivat e 110 miliardë eurove të shpëtimit, të caktuar nga BE-ja dhe FMN-ja, një vit më parë.

Ministrat, gjithashtu aprovuan një plan shpëtimi prej 78 miliardë eurove për Portugalinë, ndërsa e përkrahën italianin, Mario Dragi, që të bëhet presidenti i ardhshëm i Bankës Qëndrore Evropiane.
XS
SM
MD
LG