Ndërlidhjet

UNDOC: Ballkani vuan nga korrupsioni


Korrupsioni, pas papunësisë, dhe standardit të ulët jetësor, është brenga më e madhe e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët thonë se japin ryshfet policëve, nëpunësve shtetërorë, por edhe mjekëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo thuhet në raportin e rregullt të OKB-së për Drogë dhe Krime(UNDOC), i cili u publikua sot në Bruksel.

Në të thuhet se 12 për qind e banorëve të Ballkanit Perëndimor, paguajnë mito të paktën një herë në vit.

Sipas këtij raporti, korrupsioni më i pranishëm është në Bosnje dhe Shqipëri, e pastaj në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa thuhet se është më pak i shtrirë në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG