Ndërlidhjet

Stefanoviq optimist për zgjidhje kompromisi


Kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq, ka thënë se në raundin e katërt të bisedimeve me Prishtinën që ka nisur sot, mund të mbyllen temat si ato për kadastrin, regjistrin civil dhe lëvizjen e lirë.

“Jemi këtu për të gjetur zgjidhjen dhe jam optimist se do të gjendet vendimi i duhur që është i bazuar në kompromis. Ne duhet t’i zgjidhim disa nga çështjet që tashmë janë hapur. Ne jemi të gatshëm dhe propozimet tona janë shumë kreative”, ka thënë para takimit, Stefanoviq.

Ai ka thënë se “respektojmë faktin se ne dhe Prishtina kemi qëndrime krejtësisht të kundërta për statusin, por këto probleme duhet të zgjidhen për të mirën e njerëzve”.

Raundi i katërt i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet si zakonisht në Bruksel.

Kësaj radhe do të diskutohen temat që tashmë kanë qenë pjesë e dialogut gjatë tre raundeve të para, megjithatë, sipas qeverisë së Kosovës, do të shtohen edhe temat e trashegimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG