Ndërlidhjet

Krasniqi: S'u publikua versioni final i kontratës


Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se dokumenti i publikuar një ditë më parë, është një nga draftet që janë negociuar gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Morinë – Merdar, por nuk është versioni final i kontratës me kompaninë Bechtel-Enka.

Krasniqi ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës e respekton plotësisht kontratën me konsorciumin Bechtel-Enka, përfshirë edhe nenin përkatës të kontratës që specifikon konfidencialitetin dhe mbrojtjen e biznesit të kontraktuesit, në pajtim me standardet dhe praktikat ndëkombetare në këtë fushë”.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë, të mbajtur pasi që Lëvizja Vetëvendosje i zbuloi ato që i quajti pjesë të kontratës me konsorciumin Bechel-Enka.
Kjo Lëvizje tha se Kosova ëshët dëmtuar me kontratën në fjalë.

“Cilado palë e interesuar ka pasur mundësi që të kërkoj qasje në dokumentin zyrtar, sipas ligjeve në fuqi dhe institucionet kompetente e kanë theksuar se kontrata finale mund të shihet, të studiohet, por nuk mund të bëhen kopje të saj, për shkak të limitimeve të sipërcekura”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ka quajtur kontratën “shumë të favorshme, në interes të vendit dhe të qytetarëve”.
XS
SM
MD
LG