Ndërlidhjet

Tensionohet situata në Tiranë


Deputetë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të tyre po tentojnë të hyjnë në ndërtesën e Komisionit Qendror Zgjedhor, ku pritet që në mbledhjen e filluar tashmë, të vendoset mbi fatin e atyre fletëve të votimit, të cilat gabimisht janë futur në kutitë jo të duhura.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në Tiranë raporton se kordonë të shumë të policisë e kanë rrethuar ndërtesën e KQZ-së, në përpjekje për të ndaluar turmën që të futet brenda.

Raportohet se të pranishme janë edhe forcat speciale.

Situata është tensionuar pas mosshpalljes së rezultatave për Tiranën, ku Partia Socialiste pretendon fitoren e kandidatit të saj, Edi Rama, me 10 vota më shumë ndaj kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
XS
SM
MD
LG