Ndërlidhjet

Rusia i vë ultimatum Ukrainës


Presidenti rus, Dimirti Medvedev, paralajmëroi Ukrainën se është koha të vendosë nëse do të mbajë lidhje të ngushta me fqinjin e saj, Rusinë, apo do të ndjekë integrimet drejt Bashkimit Evropian.

“Ju nuk mund të jeni kudo. Ose këtu, ose atje”, tha Medvedev në konferencën më të madhe për gazetarë, të mbajtur gjatë mandatit të tij presidencial.

Aspiratat evropiane do ta bëjnë më të vështirë për Ukrainën që t’i bashkohet bllokut doganor, të cilin po e ndërton Rusia së bashku me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, tha Medvedev.

Që nga ardhja në pushtet, presidenti ukrainas, Viktor Janukoviq, ka tentuar të mbajë një qasje të balancuar, duke kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, por duke ndjekur edhe lidhje më të ngushta me Evropën.
XS
SM
MD
LG