Ndërlidhjet

Rama akuzon Berishën për mosnjohje të rezultatit


Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po tenton të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve.

Në konferencën për gazetarë, Rama artikuloi idenë e një revolte popullore, për t'i dhënë fund, siç tha ai, regjimit të dështuar.

“Në vend të pranimit të rezultatit në të mirë të Shqipërisë, Saliu zgjodhi mospranimin e rezultatit, çfarë ka revoltuar shqiptarët”, transmetojnë mediat në Tiranë deklaratën e Ramës.

Situata është tensionuar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të hapë kutitë, për të numëruar votat që cilësohen si të kontestueshme.

Partia Socialiste e kundërshton hapjen e këtyre kutive, duke u thirrur në aktet ligjore, kurse Partia Demokratike bën thirrje që çdo votë të numërohet.
XS
SM
MD
LG