Ndërlidhjet

Obama, fjalim rreth politikës së tij për Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të mbajë sot një fjalim të gjatë rreth politikës së tij për Lindjen e Mesme, ndërsa pritet që fokusi i këtij fjalimi të jetë në turbullirat politike që kanë përfshirë botën arabe.

Obama pritet që të premtojë ndihma ekonomike për kombet që pranojnë reformat demokratike.

Sipas zyrtarëve, Obama, do të ofrojë pakot e ndihmave për Egjiptin dhe Tunizinë, dy vende këto që i kanë rrëzuar nga pushteti, udhëheqësit e tyre autoritar.

Në veçanti, zyrtarët thonë, Obama, do t’i ofrojë Egjiptit një shumë prej 2 miliardë dollarëve për lehtësimin e borgjeve dhe garancioneve të kredisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama do të shpalosë planin për të ri-orientuar Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që kjo e fundit të përkrahë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, njejtë siç i ka ndihmuar shtetet e Evropës Lindore dhe Qëndrore.

Obama gjithashtu pritet të bëjë thirrje për rinisjen e bisedimeve për paqe në mes të palestinezëve dhe Izraelit dhe të kritikojë ashpër Sirinë për shtypjen e dhunshme të protestave.
XS
SM
MD
LG