Ndërlidhjet

17 të vrarë në dy shpërthime në Irak


Dy bomba të vendosura sot në afërsi të një qendre policore në qytetin verior të Irakut, Kirkuk, kanë vrarë së paku 17 persona dhe kanë lënduar më shumë se dhjetë të tjerë.

Policia njofton se bomba e parë shpërtheu në një vend parkimi jashtë stacionit policor.

Pak minuta më vonë, derisa oficerët e policisë dilnin me nxitim jashtë objektit, shpërthen një veturë bombë e parkuar afër.

Policia njofton se objektet policore janë dëmtuar rëndë.

Kirkuku është 290 kilometra në veri të Bagdadit.

Për vite të tëra, Kirkuku, ka pasur probleme të mëdha etnike në mes të kurdëve, arabëve dhe turkmenëve, komunitete këto që pretendojnë se qyteti i pasur me naftë iu përket atyre.
XS
SM
MD
LG